LDK pajtohet të garojë së bashku me ish-presidenten Osmani në zgjedhjet e qershorit, thotë Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë të martën se janë pajtuar me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Duke folur për media në Prishtinë, Abdixhiku tha megjithatë se marrëveshja me Osmanin nuk është finalizuar ende dhe se ajo duhet të miratohet formalisht në mbledhjen e partisë të shtunën.
“Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin...