SHBA-ja nis përpjekje të reja për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit teksa Irani kërcënon sërish
Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë një pretendim të Iranit se forcat iraniane e goditën një luftanije amerikane që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit, si dhe kanë nisur përpjekje të reja për ta rikthyer qarkullimin e anijeve tregtare në këtë rrugë jetike detare.
Mes armëpushimit të brishtë amerikan, Irani i lëshoi katër raketa përtej Gjirit Persik drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi ushtria e këtij vendi më 4 maj.
Sistemet e mbrojtjes ajrore arritën t'i rrëzojnë tri prej këtyre raketave, ndërsa e katërta ra në det.