Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë
Radulle Steviq në Kosovë është person në kërkim pasi akuzohet për përfshirjen në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është nën sanksione për shkak të lidhjeve me Millan Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin, si dhe për akuza për krim të organizuar dhe korrupsion.
Ndërsa për Serbinë, ai është biznesmen, ka një kompani në veri të Kosovës dhe është pronar i apartamenteve luksoze në Beograd.
Kompania e Steviqit, Rad 028, është pronare e dy banesave dhe katër garazheve në lagjet Dedinje dhe Beogradi...