Kosova ndjek SHBA-në në Gazë
Në Gazë - një nga zonat më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme në botë - Kosova po hyn për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues, të mandatuar nga Kombet e Bashkuara.
Ushtarët e saj po vendosen në një terren, ku kufiri mes kontrollit dhe kaosit është i paqartë.
Në këto kushte, Kosova afrohet më shumë me skenën globale, por, njëkohësisht, edhe me rreziqet që e shoqërojnë atë.
Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) buron nga një plan 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë.