Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja
Izraeli tha të dielën se ka miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e dy grupeve të aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.
Kjo blerje përfshin një grup aeroplanësh shumëfunksionalë F-35 nga kompania Lockheed Martin dhe një tjetër me aeroplanë luftarakë F-15IA nga Boeing, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.
Ky plan synon të “sigurojë epërsinë ajrore të Izraelit për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përmes një deklarate.
“Blerjet e F-35 dhe F-15IA janë qendrore për planin ‘Mburoja e Izraelit’...