SHBA-ja do të tërheqë afër 5 mijë trupa nga Gjermania
Sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth, ka urdhëruar tërheqjen e afër 5 mijë trupave nga Gjermania brenda vitit të ardhshëm, tha Pentagoni të premten.
Ky vendim erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se tarifat për makinat dhe kamionët nga Bashkimi Evropian do të rriten në 25 për qind javën e ardhshme, duke e akuzuar bllokun evropian se nuk po respekton një marrëveshje tregtare të nënshkruar verën e kaluar.
Pas njoftimit të Pentagonit, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius...