Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën
Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje.
Një rikthim i shpejtë në kutitë e votimit, jo si rezultat i një zgjedhjeje politike, por si pasojë e një krize që politikëbërësit nuk arritën ta zgjidhin.
“Kjo është papjekuria e tyre, si karshi shtetit, ashtu edhe karshi stuhisë së zhvillimeve që kanë përshkuar botën”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Ilir Deda.
Më 7 qershor - më së largu - qytetarët e Kosovës do të dalin sërish në zgjedhje parlamentare...