Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit të jetë 3.7 për qind, apo 0.1 pikë të përqindjes më e ulët se parashikimet paraprake. Për vitin 2027 parashihet që rritja të jetë 3.9 për qind.
Ndërkaq, rritja ekonomike për vitin 2025 në Kosovë, sipas vlerësimit të Bankës Botërore ishte 3.6 për qind.
Sipas raportit, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor më 2026-2027 pritet të jetë e ngadaltë, për shkak të ndikimit nga efektet zinxhir “të konfliktit në Lindjen e Mesme, inflacionit të vazhdueshëm dhe pasigurisë në rritje”.