SHBA-ja e zgjeron praninë ushtarake në Lindjen e Mesme teksa armëpushimi me Iranin po lëkundet
Derisa armëpushimi i saj me Iranin po dobësohet, Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë dukshëm praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke i dhënë vetes mundësinë për ta përshkallëzuar konfliktin dymujor.
Ushtria amerikane e dërgoi më 24 prill në rajon aeroplanmbajtësen e tretë sulmuese, së bashku me mijëra trupa elitare.
Ky është grumbullimi më i madh ushtarak amerikan në rajon që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.
Armëpushimi, pasi hyri në fuqi më 8 prill, e ndali një luftë të kushtueshme...