Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha diskutimet për rrymën në Kosovë – qoftë për çmime, qoftë për reduktime – listës i janë shtuar edhe dyshimet për manipulime me njehsorët elektrikë. Çka dihet e s’dihet deri më tani në këtë drejtim?
Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës...