Grupi i Senatit amerikan për NATO-n: Kongresi s’do të lejojë tërheqjen e SHBA-së nga aleanca
Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan i janë kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se Kongresi amerikan nuk do të lejojë tërheqjen e Uashingtonit nga aleanca ushtarake perëndimore.
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe ai republikan, Thom Tillis, thanë se NATO-ja është aleanca “më e fuqishme dhe më e suksesshme” në histori, duke argumentuar se promovon stabilitet ekonomik si dhe mbron raportet e rëndësishme tregtare.
Shaheen...