Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet nga Lindja e Mesme
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se pret që lufta me Iranin të përmbyllet brenda “dy apo tre javësh”.
Ai i bëri këto deklarata teksa nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë më 31 mars. Trump tha po ashtu se “Franca dhe shtete të tjera”, sikurse Kina, duhet “të mbrohen vetë” sa i përket kalimit të Ngushticës së Hormuzit, që praktikisht është mbyllur nga Irani në shenjë hakmarrje për sulmet amerikane dhe izraelite që kanë nisur ndaj Iranit më 28 shkurt.
“Ne i kemi goditur fort. Ne...