Irani konfirmon vrasjen e komandantit të marinës të Gardës Revolucionare
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka konfirmuar vdekjen e komandantit Alireza Tangsiri gjatë një sulmi ajror izraelit javën e kaluar.
Ueb-faqja e Gardës, Sepah tha më 30 mars, pesë ditë pasi Izraeli raportoi për vrasjen, se admirali Alireza Tangsiri “nuk u mbijetoi lëndimeve të rënda” të pësuara gjatë sulmit.
Izraeli kishte thënë se komandanti u vra në një sulm në Bandar Abas, një qytet-port kyç në jug të Ngushticës së Hormuzit.
Në një deklaratë, Garda Revolucionare Islamike tha se Tangsiri ishte...