Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë
Rebelët Huthi të Jemenit i kanë lëshuar të shtunën raketat e parë kundër Izraelit, prej nisjes së luftës në Iran, mirëpo analistët paralajmërojnë se kërcënimi më i madh nuk lidhet me raketat që synojnë territorin izraelit, por me dëmin që mund t’ua shkaktojë grupi tregjeve globale të energjisë.
Përfshirja e Huthëve – të shpallur terroristë nga Shtetet e Bashkuara – rrezikon zgjatjen e luftës në të cilën tashmë janë përfshirë forcat amerikane, shtetet e Gjirit Arab dhe Izraeli, nëpër fronte të ndryshme.