Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut
Një grup dypartiak senatorësh dhe kongresistësh amerikanë i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump që t’i rikthejë sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për shkak të, siç kanë thënë ata, minimit të paqes dhe sigurisë së Ballkanit.
Kjo iniciativë vjen pesë muaj pasi Trump i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese kundër Dodikut, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Në një letër të publikuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan...