Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e presidentit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze nëse partitë duan që përnjëmend ta zgjedhin presidentin e ri të shtetit.
Haxhiu, që vjen nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, tha se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje sepse qytetarët kanë mbajtur votime në dhjetor.
“Nevojiten diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë”...