Kosova një fitore larg Botërorit 2026 pas triumfit ndaj Sllovakisë në Bratisllavë
Kosova është buzë kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026, pasi të enjten mbrëma e mposhti me rezultat 4:3 Sllovakinë në një ndeshje gjysmëfinale të plajofit të kualifikimeve për turneun ndërkombëtar.
Në ndeshjen finale të plajofit, Kosova do të përballet me Turqinë, e cila e mundi Rumaninë në ndeshjen tjetër gjysmëfinale.
Kombëtarja dardane do ta presë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të martën mbrëma, dhe një fitore në shtëpi do të nënkuptonte kualifikim në Botërorin që mbahet në verë në Shtetet e Bashkuara...