Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Posta Shqiptare është goditur nga një sulm kibernetik që ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës, tha Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri.
Sipas autoriteteve, sulmi është kryer mbrëmjen e së mërkurës. Ai nuk ka shkaktuar ndërprerje të shërbimeve të Postës Shqiptare si dhe nuk janë fshirë të dhënat.
Ky është sulmi i dytë kibernetik, në pak ditë, ndaj institucioneve në Shqipëri. Më 10 mars Kuvendi i Shqipërisë u godit nga një sulm kibernetik, si pasojë...