SHBA-ja dhe Irani me plane të ndryshme për paqe, teksa luftimet vazhdojnë
Irani duket se ka refuzuar një plan amerikan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës që është përhapur në Gjirin Persik dhe ka tronditur tregjet globale të energjisë.
Pas paralajmërime për një refuzim nga ana e Teheranit, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, do të goasë Iranin edhe më fortë, nëse Republika Islamike nuk pranon se janë "mposhtur ushtarakisht".
"Presidenti Trump nuk bën blof dhe ai është i përgatitur që Irani të përballet me ferr. Irani nuk duhet të bëjë sërish llogaritje të gabuara.