Kosova arreston një të dyshuar për krime lufte në Prishtinë më 1999
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një ish-pjesëtar të forcave serbe, për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Prokuroria Speciale i bëri të ditura vetëm inicialet e të dyshuarit, Z.S., dhe njoftoi se ai u kap nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës.
“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan...