Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak
Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të personelit ushtarak të tij dhe tre shtetas turq, përfshirë një ushtar, u vranë në bordin e një helikopteri që u rrëzua në ujërat territoriale të Katarit.
Ministria e Brendshme e këtij shteti të Gjirit Persik tha se operacionet e shpëtimit kanë përfunduar dhe është konfirmuar se shtatë individët kanë vdekur.
“Të gjithë ata që ishin në bord u gjetën, shtatë persona, vdekja e të cilëve është konfirmuar”, tha Ministria e Brendshme.
Më herët, Ministria...