Izraeli thotë se Irani e ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës
Ushtria izraelite tha më 22 mars se Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike drejt Izraelit që nga nisja e luftës, duke pretenduar se rreth 92 për qind e tyre janë rrëzuar.
Këto të dhëna u bënë publike një ditë pasi raketa iraniane goditën dy qyteza në jug të Izraelit, duke lënë afër 175 persona të plagosur.
“Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike. Ne kemi një nivel të lartë të rrëzimit të tyre. Ne kemi rrëzuar rreth 92 për qind të tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani....