Vritet një person në Klinë
Një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, njoftuan Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës. Dorasi i dyshuar është arrestuar.
Ngjarja, sipas njoftimit, ndodhi në orën 15:00, dhe me të pranuar informacionet, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe kuptoi se një person ishte plagosur me armë zjarri.
“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”...