Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit në Kosovë arritën rreth 6 milionë euro, sipas një vlerësimi fillestar
Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth 6 milionë euro, tha të enjten për Radion Evropa e Lirë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Shirat e rrëmbyeshëm disaditorë gjatë janarit nxitën përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës, duke shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike dhe duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë se, sipas vlerësimeve fillestare nga komunat e prekura...