Zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve merren në pyetje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës
Autoritetet në Kosovë i kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të mërkurën, si pjesë e një aksioni ndaj agjencisë lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumenteve.
Në një njoftim për media, Prokuroria tha se i ka marrë në pyetje tre zyrtarë, të cilët i identifikoi vetëm me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K.
Por, në mesin e tre zyrtarëve ishte edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari...