Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”
Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur nga një predhë e paidentifikuar, ka thënë operatori rus i centralit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo rrjedhje rrezatimi.
Kjo është hera e parë që centrali bërthamor i Bushehrit goditet që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.
Kompania shtetërore Rosatom tha në një postim në Telegram se sulmi ndodhi “më 17 mars, në orën 18:11 sipas kohës së Moskës”.
“Një sulm është kryer në territorin ngjitur me ndërtesën e shërbimit metrologjik...