Vritet Ali Larijani - një nga figurat kryesore të pushtetit në Iran
Ali Larijani, një nga figurat më të fuqishme të Iranit dhe një njeri i besueshëm i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në një sulm ajror në kryeqytetin Teheran, më 17 mars.
Në postin e fuqishëm të sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit - organit kyç të politikëbërjes në këtë vend - Larijani ishte udhëheqës de facto i Republikës Islamike, pas vrasjes së Khameneit në një sulm izraelit, më 28 shkurt.
Edhe pse nuk ishte klerik, ai ishte një figurë unifikuese...