Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Kuvendi i Shqipërisë e miratoi të martën një rezolutë për shpalljen e Iranit “shtet sponsor i terrorizmit” dhe shtet që përdor mjete terroriste.
Rezoluta u miratua me 79 vota për, një abstenim ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë.
Përmes kësaj rezolute, Shqipëria dënon veprimet e Republikës Islamike të Iranit që, sipas dokumentit, mbështesin dhe mundësojnë akte terrorizmi, operacione hibride dhe aktivitete destabilizuese në rajone të ndryshme të botës, si dhe shprehet solidaritet i plotë me vendet mike të Gjirit Arab dhe me Turqinë...