Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Uniteti, lufta për një pozitë më të mirë të komunitetit serb në Kosovë dhe perceptimi ndryshe i rrethanave politike.
Këto janë disa nga arsyet përse iniciativat qytetare serbe “Rrënjët” dhe “Veriu për të gjithë”, si dhe partia politike Lëvizja Popullore Serbe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi më 15 mars.
Këto subjekte politike kanë këshilltarë në kuvendet komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Ranillugut.
Një nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, njëherësh udhëheqës i iniciativës qytetare “Rrënjët”...