Një i arrestuar dhe katër në kërkim për fajde, dyshohet se shkaktuan dëm rreth 700 mijë euro
Gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërkaq katër të tjerë janë në kërkim nën dyshime për fajde, njoftoi Policia e Kosovës më 16 mars.
I arrestuari dhe katër personat në arrati, dyshohen se një viktime i kanë shkaktuar dëm afër 700.000 euro.
B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R., përveç për veprën penale të fajdesë, dyshohen edhe për veprën e detyrimit dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë.
Autoritetet thanë se pesë të dyshuarit vazhdimisht e kanë detyruar viktimën që të paguajë...