Një vit pas tragjedisë, plagët e Koçanit thellohen
16 mars 2025, ora 2:32.
Kjo është data dhe ora që e ndryshuan përgjithmonë Koçanin, qytet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut.
Aty ndodhi tragjedia më e madhe që përjetoi ky shtet në historinë e tij të re: një zjarr në diskotekën “Pulse” u mori jetën 63 personave dhe lëndoi mbi 200 të tjerë.
Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, një vit pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe miqtë e tyre qëndruan në heshtje dhe i nderuan të ndjerët.
Emrat e secilit prej tyre ishin shkruar në zemra të bardha...