Një person vritet në Gjakovë, autoritetet në kërkim të dorasit të dyshuar
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Gjakovë më 16 mars, teksa autoritetet thanë janë në kërkim të dorasit të dyshuar.
Policia në Gjakovë tha se në orën 05:30 të 16 marsit mori informacion se dy persona të moshës madhore ishin qëlluar me armë zjarri.
Një nga ta, sipas zëdhënësit të Policisë, Sheremet Elezaj, vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.
Prokuroria Themelore në Gjakovë konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe autoritetet po ndërmarrin veprime për ta arrestuar atë.