Çmim Oscar për filmin ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami
Filmi "Two People Exchanging Saliva" [Dy njerëz që shkëmbejnë pështymë] është shpërblyer me Çmim Oscar në kategorinë e filmit të shkurtër, në ceremoninë e mbajtur në Llos Angjellos të Shteteve të Bashkuara të dielën.
Aktorja dhe regjisorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami e ka pranuar çmimin bashkë me pjesën tjetër të ekipit.
Kur u përmend prejardhja e pjesëmarrësve në film, Bajrami u përshkrua si aktore nga Kosova. Filmi u duartrokit edhe për faktin që është realizuar nga një shumicë grash.