Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të shtunën se forcat amerikane i kanë “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake në ishullin strategjik iranian, Harg, duke e cilësuar sulmin si “një nga bombardimet më të fuqishme ajrore” në historinë e Lindjes së Mesme.
Ai gjithashtu tha se marina amerikane së shpejti do të fillojë t’i shoqërojë anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Pak çaste më parë, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet bombarduese...