Bizneset numërojnë humbjet derisa liberalizimi i tregut të energjisë zgjerohet
Në qytetin e Ferizajt, në juglindje të Kosovës, fabrika e produkteve të pastrimit “Cadi Cleaning” është një nga kompanitë që po ndien drejtpërdrejt pasojat e ndryshimeve në tregun e energjisë.
Me rreth 75 punëtorë dhe një pjesë të prodhimit të destinuar për eksport, kompania përfaqëson llojin e ndërmarrjeve prodhuese që janë shtyllë e sektorit privat në vend.
Pronari i saj, Sadri Gashi, thotë se gjatë vitit të fundit, eksporti i produkteve të kompanisë ka rënë deri në 30 për qind - kryesisht për...