Opozita e hapur për takime me Kurtin për çështjen e presidentit vetëm pas aktgjykimit të Kushtetueses
Opozita është shprehur e hapur të premten ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por ka ngulur këmbë se takimet mund të zhvillohen vetëm pasi gjykata më e lartë e vendit ta nxjerrë aktgjykimin e saj mbi çështjen.
Duke folur për media në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Kurti tha të premten se do ta ftojë opozitën për takime javën e ardhshme dhe e cilësoi si “të dëmshme dhe të gabuar” mungesën...