Udhëheqësi i ri suprem i Iranit deklarohet për herë të parë, por jo me zërin e tij
Në një deklaratë të lexuar nga një prezantuese grua në televizionin shtetëror iranian të enjten, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, djali i liderit të vrarë Ali Khamenei, foli për herë të parë qëkurse u emërua më 8 mars.
Megjithatë, Khamenei i ri nuk është parë në publik asnjëherë prej para sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, të cilat vranë babanë e tij dhe zyrtarë të tjerë iranianë më 28 shkurt.
Mojtaba Khamenei tha se Irani do të hakmerret për gjakun e martirëve të tij...