Shqipëri: Kuvendi shqyrton heqjen e imunitetit të Ballukut, PS-ja del kundër
Parlamenti i Shqipërisë i ka nisur të enjten diskutimet dhe do të votojë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Vendimi për heqjen e imunitetit kërkon shumicë të thjeshtë prej 71 votash, mirëpo Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në pushtet tashmë e ka bërë të ditur se do të votojë kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Kërkesa iu drejtua Kuvendit më 16 dhjetor të vitit të kaluar.
SPAK ka ngritur aktakuzë kundër Ballukut për “shkelje të barazisë...