Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta
“Do të ketë, padyshim, përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë jo shumë të mira”.
Me këto fjalë, ish-diplomati kroat, Bozho Kovaçeviq, i komenton rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për qytetarët e këtij vendi.
Pas shpërthimit të luftës në Iran, kjo ministri lëshoi disa këshilla udhëtimi, duke u rekomanduar qytetarëve që të mos shkojnë në Lindjen e Mesme, ndërsa Kroacinë e përfshiu në listën e vendeve që duhen vizituar vetëm “në raste të nevojës ekstreme” dhe Shqipërinë “me masa paraprake shtesë”.