Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë
“Mijëra robotë të armatosur” në kuptimin ushtarak duken më shumë si një mesazh marketingu sesa një plan real, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolla Lluniq, konsulent në fushën e gjeopolitikës dhe sigurisë në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi në fillim të shkurtit se Serbia do të ketë “mijëra robotë të armatosur” nga Kina në paradën e ardhshme ushtarake gjatë vitit 2026.
Në këtë mënyrë, sipas tij, shteti do të sigurohet edhe më shumë.
“Por, për të gjitha këto, më duhet t’i lutem presidentit të Kinës...