SHBA dhe Izraeli zotohen se nuk do të ndalen teksa intensifikohet fushata kundër Iranit
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u zotuan se nuk do të lëshojnë pe në fushatën e tyre ushtarake kundër Iranit, teksa Tel Avivi lëshoi “valë të re të sulmeve” dhe presidenti amerikan, Donald Trump tha se Teherani “do të goditet dhe lëndohet edhe më tepër” në ditët në vazhdim.
“Goditjet e shkallës së gjerë nisin tani”, ka thënë Trump më 3 shkurt në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
“Ata nuk kanë më mbrojtje ajrore, ata nuk kanë më sisteme gjurmimi, kështu që do të lëndohen shumë”...