Mustafa, pas takimit të LDK-së: Zgjedhjet janë të evitueshme, por ende s'kemi marrëveshje për postin e presidentit
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa tha se ende nuk ka marrëveshje për ndonjë kandidat për postin e presidentit.
Ai vlerësoi se zgjedhjet e parakohshme - që do të nxiteshin nga moszgjedhja e presidentit apo presidentes së re para fundit të afatit kushtetues - janë "të evitueshme, të shmangshme dhe të panevojshme".
Por, ai shtoi se "pushteti ka 66 ulëse, dhe pa ta nuk bëhet kjo punë”.
Mustafa tha se deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare...