Abdixhiku, pas takimit me Kurtin: Nuk kemi arritur konsensus për postin e presidentit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin, nuk është arritur një marrëveshje për postin e presidentit, teksa po afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e tij.
"S'kishte emra, s'kishte propozime, s'kishte vullnet për konsensus. Imponimet nuk janë zgjidhja adekuate për LDK-në", tha Abdixhiku për mediat, pas takimit në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se është i hapur për një takim të radhës nëse kjo do të sillte një zgjidhje...