Sulmet ndaj anijeve rrezikojnë furnizimin global me naftë
Pamjet e filmuara me telefon, që tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur të zi që ngrihet nga një anije në Ngushticën e Hormuzit, rrisin shqetësimet se konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mund të ndërpresë furnizimin global me naftë.
Kjo ngushticë është një rrugë jetike tregtare për transportin global të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror.
Anija “Skylight” - një cisternë nafte dhe kimikatesh me peshë prej 7.600 tonësh - ndodhej në veri të portit Khasab në Oman, pranë pikës më të ngushtë të Ngushticës së Hormuzit...