Rama bën ndryshime në kabinetin e tij, shkarkon Ballukun dhe Spiropalin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime të mëdha në kabinetin e tij qeverisës, duke shkarkuar shtatë ministra, përfshirë zëvendëskryeministren dhe ministres e Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetime për korrupsion, raportoi të enjten televizioni shtetëror shqiptar, RTSH.
Sipas RTSH-së, në mesin e të shkarkuarve gjatë një mbledhjeje të enjten pasdite, është edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.
As Rama e as Qeveria e tij nuk kanë folur ende për arsyet e këtyre ndryshimeve...