Përtej emrave: Çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?
Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.
Vjosa Osmani presidente edhe një mandat? Dikush që i shkon për shtati kryeministrit Albin Kurti? Një figurë konsensuale? Të gjitha diskutimet e mundshme po bëhen këto ditë në Kosovë se kush duhet ta marrë pozitën e presidentit për pesë vjetët e ardhshëm, por askush nuk flet përtej. Çfarë figure i duhet sot Kosovës për president?