Vuçiq kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, për vazhdimin e dialogut me një angazhim më aktiv të bllokut.
“Jam i bindur se është në interesin e të gjitha palëve të shmangen veprimet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejmë dhe që, me ndërmjetësimin e BE-së, të këmbëngulet në zbatimin e plotë të obligimeve të marra dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”...