Në Merdarë, Dogana kap rreth 1 milion euro të padeklaruara
Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdarë – që lidh Kosovën me Serbinë – janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara.
Zbulimi i kësaj shume të parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje.
“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare...