Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët e pacientëve në QKUK
Në dhomat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), familjarët janë pjesë e përditshmërisë - jo si vizitorë, por si kujdestarë.
Në çdo shtrat, përveç pacientit, qëndron pranë edhe një bashkëshort, një fëmijë apo një prind, duke pritur në heshtje kalimin edhe të një dite tjetër.
Në mungesë të kujdesit të mjaftueshëm institucional, ata janë bërë hallkë e padeklaruar e trajtimit: ushqejnë pacientët, ua sjellin ilaçet që mungojnë, i ndihmojnë të lëvizin dhe i mbikëqyrin madje edhe gjatë natës.