Edhe në rigjykim Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte
Edhe në procesin e rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 13 vjet burgim Dushko Arsiq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Trupi gjykues tha se atij do t’i llogaritet koha që ka qëndruar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi.
Edhe në procesin e parë gjyqësor, Arsiq më 2 shkurt të vitit 2024 u gjet fajtor dhe u dënua po me 13 vjet burgim, por Apeli e ktheu më pas rastin në rigjykim.
Lista Serbe kundërshton aktgjykimin Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit...